INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi provokoi me shqiponjën? Ja çfarë ndodhi në prapaskenat e Eurovision me përfaqësuesen e Serbisë[FOTO]

Jonida Maliqi provokoi me shqiponjën? Ja çfarë ndodhi në prapaskenat e Eurovision me përfaqësuesen e Serbisë[FOTO]

Publikuar më: 17:32 24-05-2019

Ardi Asllani ishte pjesë e stafit të këngëtares Jonida Maliqi në konkurrimin e përfaqësueses sonë në Eurovision.

Ai ishte personi përgjegjës që u kujdes për stilin e këngëtares dhe paraqitjen e saj.

Përpara pak ditësh në shtypin shqiptar qarkulluan titujt e disa mediave serbe, ku shkruhej se Jonida Maliqi kishte përdorur simbolin e shqiponjës me duar si shenjë provokimi ndaj përfaqësueses së tyre.

Pas këtyre thashethemeve stilisti i këngëtares shqiptare ka publikuar një shkrim në Instastory, ku shpreh opinionin e tij rreth kësaj çështje.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm, nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale” – shkroi Ardi duke na dhënë disa detaje të panjohura për publikun e gjerë nga prapaskenat e Eurovision.

auto_aj1558712873.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015389919281006