Emri i Jonida Maliqi, ndryshe mund të përkthehet në stil dhe modë. E njohur nga të gjithë për talentin e saj në muzikë, Jonida tanimë është kthyer në inspirim për shumë vajza për stilin unik dhe të pagabueshëm.
Ajo gjithmonë është vlerësuar për sharmin, elegancën dhe klasin që e karakterizon. Nuk ka pasur asnjë rast që Jonidën të mos e kemi parë në formë dhe të kuruar deri në detaj. Mos përmendim Instagramin e saj, ku do të ngecesh aty me minuta të tëra për t’i parë fotot e saj aq të bukura dhe vështirë se mund të dalësh. Mesa duket, fustanet e gjata veshur me atlete sportive dhe shoqëruar me një çante shpine është veshja e preferuar e Jonidës, ku duhet të theksojmë se ngjyrat janë shoqet e ngushta të saj.
Por çfarë e bën Jonidën kaq të veçantë?
Nuk mund të themi që vendi ynë nuk ka vajza të bukura dhe të veshura bukur, por Jonida ka një stil të veçantë që e personifikon dhe shumë original. Ajo i qëndron besnike stilit të saj edhe pse shpehshherë bën ndryshime të mëdha.
Jonida njihet për ndryshimet e herë pas hershme që bën me ‘look-un’. E kemi parë brune, bjonde, me baluke, pa baluke, me flokë të gjatë dhe të shkurtër. Konkuluzioni: E bukur në të gjitha rastet!
Prej disa kohësh ajo ju ka qëndruar besnike flokëve “Bob hairstyle”dhe tani ka bërë ndryshimin e madh. Me flokët e prera dhe me baluke, Maliqi solli trendin kryefjalë të flokëve. Ajo mbrëmë ishte e ftuar tek emisioni ‘Duplex’ dhe dukej aq bukur me atë look, ku të gjithë nga shtëpia ishim duke thënë ‘regjia fiksoje më shumë Jonidën që të na kënaqet më shumë syri’.
Okay, Jonida ta gëzosh kurorën e ‘Fashion Icon’ në Shqipëri!