INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi zbulon si u njoh me Romeon dhe flet për planet për një tjetër fëmijë…[FOTO]

Jonida Maliqi zbulon si u njoh me Romeon dhe flet për planet për një tjetër fëmijë…[FOTO]

Publikuar më: 18:00 23-11-2019

Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë kapur mat shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, derisa nuk vonoi dhe e bënë publike lidhjen duke u treguar të gjithëve se kanë nisur një romancë.

Lidhja tyre e dashurisë ngjall shumë kuriozitet te fansat, të cilët së fundmi e kanë pyetur këngëtaren se ku është njohur me Romeon.

Gjatë një interviste për “Class”, Jonida ka zbuluar për herë të parë se ata janë njohur në televizion. Gjithashtu ndjekësit kanë dashur të dijnë planet e Jonidës për një tjetër fëmijë, pasi dikush e ka pyetur këngëtaren nëse djali i saj, Dan, i kërkon motër ose vëlla.

Jonida ka treguar se i biri e shijon gjithë vëmendjen e saj dhe mesa duket nuk dëshiron një fëmijë tjetër në shtëpi. “Jo, nuk ka pse, është qendra e vëmendjes sime, mesa duket ndihet i lumtur kështu.”- ka rrëfyer këngëtarja, duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ka plane të tilla në horizont.

BBB.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439