Ditën e sotme është hedhur shorti për garën e festivalit evropian të këngës “Eurovision 2019”, i cili do të mbahet në Tel Aviv. Shqipëria që përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” do të garojë në natën e dytë të gjysmëfinales që do të mbahet më 16 maj 2019.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe dëgjuesit e Eurosong, ndërkohë që në kanalin zyrtar të festivalit evropian të këngës është shumë vështirë të gjesh kritika, madje fansat janë dashuruar me gjuhën tonë shqipe.
Dhe siç duket Jonidën e ka përkëdhelur fati pasi do të performojnë në gjysmën e dytë të natës së dytë dhe do të garojë me shtete ku jetojnë shumë shqiptarë si Zvicra, Maqedonia, Rumania apo edhe shtete që vitet e fundit kanë votuar mirë për ne, si Azerbaxhani, Kroacia etj.
Jonida Maliqi konfirmoi për herë të parë në programin 'Trokit' me moderatorin tonë Ermal Peçi, vendimin zyrtar për të kënduar shqip ndërsa ndau detaje të tjera të punës drejt Eurosong në videon që e gjeni edhe më poshtë:
Deri atëhere, suksese Jonida!