Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata janë mikesha të ngushta prej vitesh.
Ndaj Jonida Vokshi nuk mund të mungonte në eventin privat të mikes së saj e cila e mbajti pikërisht ditën e lindjes. Moderatorja simpatike ka postuar këtë foto ku duket e përqafuar me Elvanën krah së cilës shkruan një dedikim special.
“Ti e di çfarë je për mua”- ka shkruar Jonida. Por sigurisht, duhet ta kishim menduar se aty do të ishte edhe i kudondodhuri, Ermal Mamaqi me komentet e tij epike.
“Hë pra çfarë është?”,ka komentuar ai duke e kthyer situatën në komike.