INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Vokshi i habit të gjithë: Ja pse nuk bëj dot dashuri

Jonida Vokshi i habit të gjithë: Ja pse nuk bëj dot dashuri

Publikuar më: 22:16 25-11-2017

Jonida Vokshi është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe në çdo dalje të saj e shohim të kuruar deri në detaje. Jo rrallë herë është komentuar për romancat e saj e një ndër to ishte ajo me Capital T, por para disa ditësh Jonida na la të kuptojmë se nuk njiheshin fare, ndërkohë që e ftuar në emisionin “Thumb” ajo pranoi se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit.
Moderatoret e kanë pyetur Jonidën se si ia del ajo të menaxhojë kohën me kaq shumë angazhime si pedagoge, moderatore e aktore në teatër, ku e gjen kohën për të ngrënë, për të fjetur e për të bërë dashuri.
Jonida ka treguar se këto janë tre gjëra shumë të rëndësishme. Edhe pse është shumë e përkushtuar me punën, marrëdhëniet me gjumin i ka shumë të mira.
“Zgjohem herët, në orën 12:00. Sa për ushqimin mundohem të konsumoj gjëra që dhe i marr me vete në çantë. Ndërsa tjetra… Nuk bëj dot dashuri se jetoj me prindërit. Edhe ai jeton me prindërit.”,- ka rrëfyer moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518