Lajmi se moderatorja simpatike Jonida Vokshi ishte në një lidhje me reperin nga Kosova, Capital T, u përhap në mënyrë të shpejtë.
Një arsye më shumë që e forconte vërtetësinë e këtij lajmi ishte edhe një burim sipas të cilit e kishte parë çiftin duke u puthur në Londër. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe postimet e tyre me foto dhe video në Londër vazhdonin të shtonin dyshimet. Megjithatë, në një moment Capital T dhe Jonida mohuan publikisht se mes tyre kishte diçka, madje u shprehën se as nuk kishin shoqëri me njëri-tjetrin. Pas kësaj, Jonida më në fund na njeh edhe me dashurinë e saj që është qenushi me të cili kaloh kohë sa herë është e lirë.