Në epizodën e mbrëmshme të “reality show”-it, pjesëmarrësit e këtij emisioni u panë duke larë dhëmbët me furça elektrike. Por, dentistët thonë se ky mjet po i shkakton presion mishit të dhëmbëve, duke i bërë ata që të zbuten si rezultat. Gjithashtu, i njëjti mjet higjienik po dëmton zmaltin e dhëmbëve, duke çuar në ndjeshmëri dhe ekspozim të dentinit të verdhë brenda dhëmbëve. Dr Rhona Eskander, një dentisti kozmetik me seli në Londër, druan se shikuesit e shfaqjes mund të kopjojnë teknikën e gabuar.
Ajo paralajmëroi se ky është një ‘proces i pakthyeshëm’, pasi sikur mishi, ashtu edhe zmalti nuk mund të zëvendësohen kurrë.