Aktorja e famshme Julianne Moore ka dhënë një intervistë për “The Telegraph” ku ka ngritur një shqetësim të madh që ndodh rëndomë në industrinë e Hollywood. Ajo u shpreh se është e lodhur me diskriminim që i bëhet femrave sidomos kur bëhet fjalë për pagesat në punë. Fituesja e çmimit “Oscar” tha se femrat gjithmonë paguhen më pak se meshkujt edhe kur rolet në filma janë njëlloj të rëndësishëm.
Edhe Moore si shumë aktore të tjera është përballur me këtë problem që e konsideron një sfidë të vërtetë në një botë flitet pa fund për feminizmin dhe të drejtat e barabarta të femrave.