Ylli i serialeve u nda papritur nga jeta në moshën 52-vjeçare. Bëhet fjalë për Stephanie Niznik, e cila është gjendur e pajetë në apartamentin e saj dhe shkaqet mbeten ende të panohura.
Aktorja e ndjerë u bë e njohur nga seriali i cili ka rrëmbyer dhjetra çmime “Emmy”, “Grey’s Anatomy”. Stephanie gjithashtu ka marrë pjesë edhe në role të tjera tek “Star Trek”, “Everwood” apo “CSI: Miami”.