Prej disa javësh tashmë Arbenita Ismajli dhe Fero janë kthyer në çiftin më të preferuar për publikun shqiptar. Kjo ndoshta për faktin ata nuk fshihen dhe dalin shpeshherë publikisht së bashku. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku publikojnë foto e video nga më të ndryshmet si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo personale, mirëpo kurrsesi nuk mungojnë deklaratat e ëmbla të dashurisë.
Mirëpo siç duket nuk do shohim më deklarata të tilla se Fero dhe Arbenita qenkan ndarë. Të paktën kështu bëri të ditur reperi në instagramin e tij. “Fero publikoi një foto në instastory ku shkroi: Sapo u zgjova këtë mëngjes. Çkemi vajza, që nga ky moment jam single”.
Sigurisht që menjeherë na shkoi mendja të kontrollonim nëse ata e ndjekin njëri tjetrin në Instagram dhe kështu qenka. Fero dhe Arbenita ndiqen akoma, por mos ndoshta është ndonjë shaka e Feros? Pritet ta mësojmë më vonë.