Pasi pothuajse “ia mbylli” karrierën Hysenit, siç duket një “sherr” i ri ka lindur për Unikkatil dhe bëhet fjalë për atë me Feron. Ky i fundit është shprehur në intervista të ndryshme se Unikkatil kohët e fundit s’ka bërë këngë të mira dhe ka pranuar se disa vargje te kënga ‘Baba Për Ikona’ janë përkushtim për të
Në koncertin e mbajtur në Mitrovicë ishte Viktori ai cili lëshoi ‘thumbin’ e parë duke brohoritur në drejtim të publikut me fjalët: “Unë jam baba, nona, gjyshi, tonat”.
E kjo duket se nuk i ka pëlqyer Feros, i cili ka publikuar një video në Instagram nga një koncert i mbajtur ku shihet teksa performon ‘Baba Për Ikona’ dhe në postimin e bërë ai la shkrimin: “Hej nona je shumë gocë e bukur”.
Me siguri kjo s’do të mbyllet me kaq.