Prej disa ditësh është shkruar shumë në mediat online se Stresi dhe partnerja e tij Keisi janë ndarë. Dhe arsyet që kanë çuar në këto dyshime janë pikërisht faktet që ata nuk ndiqen më në Instagram, kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, Kejsi ka hequr nga bio në instagram mbiemrin Lushaj, por as nuk mban unazën e fejesës.
Pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar gjithë këto ditë në media, asnjëri nga të dy nuk ka bërë asnjë reagim. Së fundmi Kejsi ka tërhequr shumë vëmendjen me një video ku shfaqet në koncertin e Ledri Vulës.
Bukuroshja brune dukej se po kënaqej shumë me këngët e Ledrit dhe krahas videos ka shkruar: "Më e mira".
Kujtojmë që Stresi dhe Ledri nuk i kanë pasur punët mirë vite më parë, por siç duket Keisi qenka një fanse e Ledrit.