Pas Facebook, Messenger, Telegram dhe Snapchat, ky aplikacion gjithashtu po lëviz drejt një funksioni të tillë, I cili të sjell ndërmend filmat e 007-tës. Sipas site-t të specializuar WABetaInfo, funksioni i “vetëanullimit” është testuar e mund të shfaqet shumë shpejt.
Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur të dërgohen mesazhe duke vendosur që pas një kohe të caktuar, ato të fshihen. Falë një “timer-i“ do të mund të bëhet përzgjedhja, nëse do të eliminohen brenda 5 sekondave apo një ore; për momentin është menduar fillimisht që fokusi te jetë tek bisedat në grup, ku ky funksion do të mund të aktivizohet nga administratori.
Disa përdorues megjithatë thonë se as vetëshkatërrimi nuk e mbron privatësinë në masën 100%, sepse biseda mund të fiksohet me një “screenshot”.
Por vetëshkatërrimi mund të jetë komod për të “shfryrë” shumë bisedat në grup me postime që lidhen me një argument kalimtar.