INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jorgo Zani në gjykatë i habit të gjithë, cilësohet rast unik në Shqipëri

Jorgo Zani në gjykatë i habit të gjithë, cilësohet rast unik në Shqipëri

Publikuar më: 13:36 20-08-2016

Ngjarja tepër e rfëndë që ndodhi në Palasë, ku 30-vjeçari Jorgo Zani i mori jetën një fëmijë 12-vjeçar i tronditi të gjithë. Autori i krimit makabër ka dalë sot përpara gjykatës, por sjellja e tij i ka habitur të gjithë, duke ngritur pikëpyetje për çrregullimet mendore nga të cilat vuan 30-vjeçari.

Jorgo Zani ka qenë i qetë sot në gjykatë dhe nuk ka paraqitur asnjë çrregullim në sjellje. Burime nga Vlora   bëjnë të ditur se rasti i Zanit është unik në vendin tonë dhe do të duhen studime për të konfirmuar nëse ai është i sëmurë mendor, apo ka çrregullime instinktesh.

“30-vjeçari do t’i nënshtrohet ekspertizës nga 5 mjekë. Do të ngrihet një komision me psikiatër nga Tirana që do të vlerësoje gjendjen e tij mendore”- bënë të ditur burime.

Jorgo Zani nuk e ka ngritur kokën asnjë çast por me sytë përtokë ka dëgjuar gjatë gjithë kohës ato çfarë janë lexuar për të në Gjykatën e Vlorës. 30-vjeçari që masakroi dhe përçudnoi kushëririn e tij të mitur, u njoh sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Gjykata dha “arrest me burg” për Zanin, edhe pse rezulton person me probleme psikike, ashtu siç kërkoi Prokuroria.

Jorgo Zani është njeriu që ka kryer krimin më të rëndë të dëgjuar kohët e fundit në vend.

Mëngjesin e së martës trupi i djaloshit të mitur Andrea Zariu, u gjet buzë rrugës në Palasë, ndërsa koka e tij në duart e kushëririt Jorgo Zani, person problematik në fshat.

Zani ishte shtruar disa herë në spitalin psikiatrik në Vlorë, ishte kuruar edhe në Greqi për problemet mendore, por me sa duket asgjë s’kishte ndryshuar. Banorët thanë se vetëm 10 ditë para se të kryente krimin ai ishte shtruar në spital, nga ku e nxori i ati.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322