INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jorida Tabaku nënë, “bllokon” Vettingun

Jorida Tabaku nënë, “bllokon” Vettingun

Publikuar më: 11:21 15-06-2017

Një ditë më parë është bërë nënë për herë të parë, por kjo ka patur një ndikim direkt edhe në një prej çështjeve më të diskutuara, Vettingut. Mbledhja e komisionit “ad hoc” për kandidatët për institucionet e vlerësimit, i parashikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e një prej 12 anëtarëve të komisionit. Anëtarja e PD-së, Jorida Tabaku nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë mbledhje, pasi një ditë më parë ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake. Në mbledhjen e sotme, parashikohej të votohej komisioni i pavarur për kualifikimin e komisionerëve publikë.
Sakaq, nesër pritet që Parlamenti të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm plenar, pasi deputeti socialist Pandeli Majko ka propozuar që të zëvendësohet përfaqësuesja e PD-së në komisionin “ad hoc” për Vettingun, Jorida Tabaku.
Pandeli Majo:
“Nesër në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit do të mbledhim firmat për zëvendësimin e Tabakut. Parlamenti të zëvendësojë Jorida Tabakun”.

Article Logic
Execution time: 0.002755880355835