INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jozefina Topalli bën deklaratën e fortë: Do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha

Jozefina Topalli bën deklaratën e fortë: Do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha

Publikuar më: 21:13 24-01-2019

Jozefina Topalli vazhdon të jetë kritike ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. E ftuar në emsionin “Mbrëmje Ide”, ajo u shpreh se Basha dhe Edi Rama se kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Madje për ish-nënkryetaren e PD-së do të ketë një marrëveshje tjetër si ajo e 17 Majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Jozefina Topalli: Basha do kishte ikur një mijë herë nëse nuk do kishte pasur mbështetjen e Ramës. Sot e mban Edi Rama dhe janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Qënia e tyre në karriget që mbajnë janë të kondicionume në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin. E mbajën jo vetëm politikisht. Muajt e ardhshëm unë besoj se kanë për të rikonfirmuar këtë që po them sot.

Pyetje: Një marrëeshje tjetër?

Jozefina Topalli: Sigurisht.

Përsa i përket kryesisë së re të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha se ajo nuk është legjitime. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, kryesia e nuk është bvotuar as nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

“Unë nuk kam asgjë me njerëzit e kryesisë së re. Unë kam shpjeguar fenomenin, nuk e lidh me emra të veçantë. Kam thënë një gjë që më ka bërë shumë përshtypje është e vetmja kryesi që mungon besimi i vetë Këshillit Kombëtar. Anëtarët e kryesisë atëherë kanë pasur vota mbi 80% . Ata që nuk merrnin më shumë se gjysma sigurisht nuk ishin anëtarë të kryesisë. Sot ata aty brenda kanë votuar veten dhe jo të tjerë. Shifrat dhe matematika më thonë që 90 përqind e këtyre anëtarëve s’kanë 30% vota. Kaq, s’ka legjitimitet. Lidershipi i saj janë drejtuesit e humbjes epike të 2017- dhe firmtarë të një procesi ku u vra vota për zgjedhjen e kryetarit. Ai që drejton këto zgjehdje duhet të ikë. Nuk e pres një gjë të tillë, por kjo është logjika. I mungon legjitimiteti. I mungon besimi. Njerëzit nuk dinë ta lexojë, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë parti politike”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875