Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli mesa duket nuk e ka mendjen aspak tek protesta e sotme e PD-së.
Në një ditë shumë domethënëse, lindja e vajzës së saj ajo ka postuar një album fotografik me momente nga e kaluara.
‘Foto album i vogël.... Për Megin në ditëlindjen e saj’, shkruan Topalli në statusin e saj.
Ajo që vihet re është që deputetja e PD-së nuk ka ndryshuar shumë.
Kjo ditë është shumë e rëndësishme për Topallin pasi është bërë nënë për herë të parë, por edhe një ditë shumë e trishtuar për faktin se ka humbur dhe babanë.