INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jozi në lidhje të re pas ndarjes nga Loredana, kush është vajza që i’a ka vjedhur zemrën

Jozi në lidhje të re pas ndarjes nga Loredana, kush është vajza që i’a ka vjedhur zemrën

Publikuar më: 13:28 26-07-2025

Joz Marku ditën e sotme ishte i ftuar në një intervistë ku ka konfirmuar lidhjen e tij të re, duke i dhënë fund historisë mes Loredanës.

I pyetur nga moderatori nëse këngëtari është në një lidhje të re, artisti e ka konfirmuar këtë gjë duke thënë se: "Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare".

Gjithashtu Ronaldo e ka pyetur Jozin edhe në lidhje me unazën nga dasma me Loredanën që u zhvillua brenda në “Big Brother VIP” dhe ai u përgjigj duke thënë se: " Nuk e di ku ka mbetur. Ka mbetur diku me ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë të paktën tek vendi ose tek argjendaria".

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality shoë-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109