INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju akuzojnë që jeni përtacë? Pa merak sepse sipas shkencës, jeni më të zgjuar!

Ju akuzojnë që jeni përtacë? Pa merak sepse sipas shkencës, jeni më të zgjuar!

Publikuar më: 11:49 26-06-2018

Përtesa nuk është edhe një shenjë dhe aq e keqe, sa mund ta keni menduar. Madje, është një tregues i inteligjencës. Shkencëtarët kanë konfirmuar teorinë se njerëzit e zgjuar janë edhe më përtac. Në fakt, individët, të cilët janë gjatë gjithë kohës aktivë dhe duke bërë shumë gjëra njëkohësisht, nuk kanë një nivel të lartë inteligjence. Kjo shpjegohet me faktin se njerëzit me një koefiçient të lartë inteligjence nuk lodhen asnjëherë, pasi janë duke u marrë me idetë e tyre dhe sesi mund t’i vënë ato në jetë. Sipas shpjegimit të shkencëtarëve, njerëzit që lëvizin dhe vrapojnë gjatë gjithë kohës duke bërë gjëra, mendojnë më pak.

Kështu që herën tjetër që dikush do t’ju etiketojë si përtac, mund t’i thoni që jeni duke menduar për idetë tuaja të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889