INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju akuzojnë se keni sjellje fëmijësh? Ja si të dukeni sa më të përgjegjshëm

Ju akuzojnë se keni sjellje fëmijësh? Ja si të dukeni sa më të përgjegjshëm

Publikuar më: 17:06 06-07-2018

Ndonjëherë jemi të shkujdesur me sjelljet tona për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë dhe kritikat nuk janë të pakta në numër, sidomos nga familjarët. Por kjo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt nëse ju tregoheni të kujdeshëm. Shikojeni si:

-Pastro ose ndihmo në shtëpi pa të thënë të tjerët.
Mami e ka shumë bezdi të japë të njëjtin urdhër disa herë rresht, kështu që mos i lini pas dore porositë e saj dhe filloni e bëni punët.

-Vendos nevojat e të tjerëve para nevojave të tua.
Mos u bëni egoist duke menduar vetëm për veten. Nëse nuk mund të vini të tjerët si prioritet, barazojini me veten të paktën.

-Tregohu i sinqertë.
Gënjeshtrat nuk kanë nxjerrë në dritë asnjë kështu që çdo mendim apo ndodhi tuajën tregojeni ashtu si është. Do të vlerësoheni më shumë.

-Gjykoji situatat me maturi.
Përpiquni të rrini gjakftohtë gjithmonë pasi në këtë mënyrë çdo gjë do e gjykoni ashtu si duhet.

-Mendo pastaj fol.
Mendo 7 herë e fol 1 herë. Në këtë mënyrë nuk do flasësh pa vend dhe nuk do lëndosh ndjenjat e askujt për më tepër.

-Mbaro detyrimet që ke pastaj argëtohu.
Të gjithëve na pëlqen të argëtohemi, por ndonjëherë argëtimi duhet kaluar në plan të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818