INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju bezdisin mushkonjat? Ja si ti mbani larg

Ju bezdisin mushkonjat? Ja si ti mbani larg

Publikuar më: 13:08 30-07-2018

Asgjë nuk i shkatërron netët e verës më shumë se mushkonjat! E ndërsa ka plot produkte në treg, madje edhe të shtrenjta, shpesh nuk bëjnë efekt. Ndaj përpara se të zgjidhni secilën nga këto produkte, provoni fillimisht këto metoda tërësisht natyrale, pa kimikate.

Vishuni me ngjyra të çelëta

Lindja dhe perëndimi i diellit janë momenti ku insektet e urryera dalin të ushqehen, por ju nuk keni pse të mbylleni brenda në këtë orë. Ngjyrat e errëta u bien në sy mushkonjave kur dalin të kërkojnë për ushqim, por ato të çelëtat janë më pak tërheqëse për to duke qenë se kërkojnë ngjyra që bëjnë kontrast.

Rrethojeni veten me livando

Kjo lule aromatike bën një punë të trefishtë duke mbajtur larg mizat, mushkonjat dhe molat. Nëse e rrethoni kopështin tuaj me livando aroma e saj do i mbajë larg insektet. Për të qenë më të sigurtë mund të fërkoni edhe duart e këmbët me livando, ose të përdorni një vaj esencial me këtë bimë në vend të sprajit me kimikate. Aroma e saj është aq e fortë sa maskon aromën natyrale të trupit tuaj. Që është edhe arsyeja pse mushkonjat ju afrohen.

Mbani peceta të thata me aromë në xhep

Nëse nuk keni vaj esencial apo një kopësht, çfarëdo lloj arome e fortë lulesh do i mbajë mushkonjat larg. Mjafton të mbani një pecetë të thatë në xhep.

Hani hudhra

Vaji i hudhrave që çlirohet nga poret tuaja pas konsumit funksionon si barrierë mes aromës së trupit tuaj dhe mushkonjave. Por bëni kujdes, mund të mbajë larg edhe miqtë dhe familjen bashkë me mushkonjat!

Fryjini larg

Keni dëgjuar se uji i tërheq mushkonjat, por era i largon ato. Edhe një erë e lehtë ia bën të pamundur fluturimin. Një freskuese në punë do t’i reduktojë në maksimum! Mbajeni në pozicion të ulët sepse mushkonjat fluturojnë poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324