Rreth70% e grave përjetojnë dhimbje të gjirit gjatë ciklit menstrual, por përse ndodh kjo?
Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë periodave, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet.
Gjatë gjysmës së parë të ciklit menstrual rritet niveli i estrogjenit, i cili shkakton zgjerim të kanaleve të gjirit.
E njëjta gjë ndodh edhe me nivelin e progesteronit, i cili gjatë kësaj periudhe stimulon bymimin e gjëndrave të qumështit. Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke shkaktuar gjoks të të plotë dhe të rëndë.
Nuk duhet të konsumoni ushqime të yndyrshme, kafeinë dhe kripë javën para se t’ju vijnë periodat, si dhe shtoni në regjimin e përditshëm vitaminën B6, vitaminën E etj, ndoshta edhe shtesa ushqimore.
Dhimbja e gjoksit duhet të bjerë kur periodat vijnë, por nëse gjoksi ju dhemb çdo ditë për disa javë rresht ose ju dhemb në vetëm një pjesë, atëherë duhet të vizitoheni tek një doktor.