INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju djeg stomaku? Ja pijet që ju duhen

Ju djeg stomaku? Ja pijet që ju duhen

Publikuar më: 09:28 11-04-2016

Thartësira në stomak është një fenomen i përbashkët për shumë njerëz. Kjo thartësirë krijon momente të pakëndshme sidomos për personat që e kanë zakon të konsumojnë ushqim para se të flenë.

Shkenca e mjekësisë ka zbuluar shumë medikamente të cilat e trajtojnë këtë sëmundje, mirëpo si çdo medikament tjetër edhe këto përmbajnë shumë efekte anësore.

Me qëllim që largimi i thartësirës të bëhet në mënyrë natyrale, më poshtë gjeni dy pije që në mënyrë të efektshme dhe natyrale e eleminojnë thartësirën nga lukthi.

Pija me borzilok

Zieni 3-5 fleta borzilok në një filxhan uji dhe pijeni. Ky lëng është më i efektshëm nëse pihet në momentin kur keni djegie dhe thartirë.

Pija me kanellë

Vendosni në zjarr një filxhan ujë me një lugë çaji kanellë. Lëreni të vlojë për 5 minuta dhe pastaj lëreni të ftohet. Pijeni tre herë në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895