Demi Lovato ka realizuar një tatuazh me merimangë në kokën e saj.
Bëhet fjalë pikërisht për një figurë në mitologjinë indigjene amerikane e njohur si Grandmother Spider apo “Gjyshja Merimangë”.
“Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra”, ka shkruar Lovato. “Ajo na mësoi rreth qeramikës dhe thurjes. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën. Ajo na mësoi se ne jemi të gjithë të lidhur në një rrjet – secili prej nesh ka vendin e vet në këtë botë.” -ka zbuluar ajo.