INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju dridhet qerpiku? Ja çfarë kuptimi ka

Ju dridhet qerpiku? Ja çfarë kuptimi ka

Publikuar më: 21:41 01-03-2017

Jeni supersticiozë?


Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, ndërkohë që ne i themi dridhja e qerpikut. Sipas shkencës, kjo ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore shkaktar i kësaj është ndonjë shenjë. Vetëm duhet interpretuar drejt.
Popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e qerpikut, mirëpo pothuajse nuk ka popull i cili nuk ka bërë interpretime të këtij fenomeni. Ja çfarë thonë dhe përse ndodh kjo.
Kinë
Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Mirëpo nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.
Indi
Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.
Ballkan
Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë shenjë e keqe.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168