Gjithmonë ka dalluar për vokalin dhe origjinalitetin që e karakterizon, bëhet fjalë për këngëtarin e hitit “Dritat” Ylli Limani.
Që pas daljes së tij të parë në “The Voice”, këngëtari ka “korrur” goxha sukses në tregun muzikorë shqiptare, shpesh herë ai është cilësuar nga fansat si Ed Sheeran, deri diku një krahasim i gjetur.
Por mesa duket kënga e tij e re nuk është pritur shumë mirë nga fansat e tij madje ka patur edhe prej atyre komentuesve që i kanë shkruar së muzika e këngës së tij më të re “A ja ka vlejt” është e njëjtë me atë të Justin Timberlake “Cry me a river”.
Gjithsesi teksti i këngës është shumë i këndshëm, për më shumë gjykojeni vetë pasi të keni parë dhe dëgjuar videot e mëposhtme: