INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ju jeni ajo çfarë mendoni', ja se çfarë thonë ekspertët për ‘Ligjin e Tërheqjes’

'Ju jeni ajo çfarë mendoni', ja se çfarë thonë ekspertët për ‘Ligjin e Tërheqjes’

Publikuar më: 07:44 22-01-2018

Sipas disave që e kanë studiuar, Ligji universal i tërheqjes është me ne që nga fillimi i kohëve, madje ndoshta nga momenti i krijimit dhe fillimit të mendimeve.

Të tjerët thonë që është e pamundshme të përcaktohet saktë se kur ka hyrë ky koncept në mendjen njerëzore.

Disa ekspertë për vetëndihmë thonë që Ligji i tërheqjes ndoshta daton që para 6.000 ose 7.000 viteve ku përmendet në traditat mistike dhe besimet e njerëzve.

Përkthimet e teksteve të lashta sugjerojnë që stërgjyshërit tanë spiritualë kanë ditur shumë për qiellin dhe tokën, por edhe për marrëdhëniet mes gjërave.Me siguri e keni dëgjuar thënien e vjetër që e ngjashmja tërheq të ngjashmen.

Mendoni për këtë gjë dhe pak a shumë do ta keni të qartë se çka është Ligji i tërheqjes.E thënë thjeshtë, Ligji i tërheqjes pohon që mendimet tona në jetë tërheqin gjërat, njerëzit, situatat dhe rrethanat, pozitive dhe negative.

Përkrahësit e Ligjit të tërheqjes thonë që në jetën tuaj tërhiqni atë për çka mendoni. Mendimet mund të bëhen me ngarkesë emocionale. Kur dëshironi diçka jeni shumë të entuziazmuar për shkak të mundësisë që dëshirat tuaja t’ju plotësohen. Ju besoni se mund të keni diçka.

Mund ta meritoni atë gjë. Kjo do të vijë tek juPërkrahësit e Ligjit të tërheqjes pohojnë që kjo funksionon kur e dini saktë se çka dëshironi.

Dëshira juaj ka energjinë të cilën ia japin mendimet, emocionet, fotografitë vizuale dhe besimi i fortë që do të realizohet ajo që dëshironi. Mund të ndieni dhe të shprehni falënderim për atë që tashmë keni, madje edhe për atë që dëshironi, edhe pse ajo ende nuk ka ardhur në duart tuaja.

Ligji i tërheqjes nuk përfshin dëshirat, mendimet dhe ëndërrimet boshe ose fantazitë momentale. Dëshira nuk është një qëllim mjaft i fortë. Ligji gjithmonë u jep njerëzve atë çka dëshirojnë më së shumti.Ligji i tërheqjes vepron si përgjigje në mendimet që janë bërë energji.

Çka nëse qëllimisht i kushtoni vëmendje diçkaje që dëshironi ta ftoni në jetë, diçka që thellë dëshironi që të realizohet? A mundet Ligji i tërheqjes ta realizojë këtë? Përgjigja është po. Gjithmonë.

Mjeti më i fuqishëm për krijim është truri juaj!

Secili mund të marrë vendimin për atë se çka dëshiron ose nuk dëshiron në jetën e vet. Mund të përdorni të drejtën tuaj të realizoni ëndrrat, dëshirat dhe ambiciet tuaja. Së pari mund të duket e pamundshme të hiqni qafe borxhet dhe të ndryshoni mënyrën sipas së cilës mendoni.

Por, Ligji i tërheqjes e bën këtë gjë të mundshme. Mendoni çdo hap të planit, vizualizoni çka do të ndodhë dhe ndieni lumturinë për shkak të kësaj.

Çdo mendim i juaj posedon energji të pabesueshme, ndërsa atë energji e drejtoni ju! Mund ta keni jetën që e keni zgjedhur! Duhet vetëm pak imagjinatë.Pavarësisht a ëndërroni me sy hapur apo në gjumë, mendja mendon me fotografi dhe simbole.

Përkrahësit e Ligjit të tërheqjes do të ju thonë qartë që kur mendoni qartë atë çka dëshironi më së shumti, Ligji i tërheqjes edhe ua jep atë gjë.

Universi merr detyrën të rregullojë ose të shpërndajë elementet dhe rrethanat e nevojshme që e krijojnë të pamundshmen.Mirënjohja luan rol të rëndësishëm për shkak të mënyrës si ndiheni kur jeni mirënjohës për diçka.

Kur jeni mirënjohës, ndiheni mirë, keni ndjenja dhe mendime pozitive. Ligji gjithmonë reagon në atë në çka i keni përqendruar mendimet dhe emocionet tuaja.

Mendoni se si duket diçka nën xham zmadhues ose mikroskop. Subjekti i studimit vjen në fokus të fortë dhe rritet shumë ehur. E njëjta ndodhë kur përdorni Ligjin e tërheqjes! Mendimet tuaja bëhen të fokusuara, më shumë të koncentruara dhe me plot energji.

Duheni të merrni atë çka dëshironi. Ligji vazhdimisht reagon në atë që keni përqendruar mendimet dhe emocionet tuaja. (Huazuar nga GezataBlic.al)

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607