INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka mbërthyer gripi dhe i ftohti?! Harrojini çajrat e ngrohtë dhe ilaçet, vetëm seksi mund t’ju shpëtojë gjatë dimrit

Ju ka mbërthyer gripi dhe i ftohti?! Harrojini çajrat e ngrohtë dhe ilaçet, vetëm seksi mund t’ju shpëtojë gjatë dimrit

Publikuar më: 19:15 10-02-2019

Ftohtë? Dëborë? Temperature nën zero, që vetëm idea për të dalë jashtë për të bërë pazarin, të bën të të vijnë të dridhura.

Ja tek është një këshillë e vlefshme: lërini vend erotizmit për të qëndruar larg bronkitit dhe ftohjes, për t’u dobësuar, për t’u tonifikuar dhe për të qëndruar të rinj sa më gjatë, por mbi të gjitha për të mbajtur lidhjen tonë, apo martesën gjallë.

Gjatë stinës së dimrit, dihet, jemi plot me punë e impenjime: puna, shkolla, familja, etj. Për të mos shtuar pastaj fundjavën, të cilën e kalojmë duke mbushur ‘vrimat’ që kemi lënë gjatë javës dhe nuk kemi mundur dot t’i bëjmë.

Në këtë pikë, seksi përfundon të hërrohet dhe jeta në çift të jetë më e qetë se ç’duhet.

Jo vetëm kaq, por mungesa e dritës ndikon në humor, duke qenë se dielli stimulon prodhimin e serotoninës, një anti depressant natyral dhe niveli i testosteronit, hormonit që lidhet me dëshirën seksuale, ulet gjatë dimrit.

Ja si të rindizni pasionin dhe të përfitoni nga mot ii ftohtë për t’i kushtuar pak kohë përkëdhelive, duke forcuar kështu jetën në çift dhe mbi të gjitha, duke përmirësuar shëndetin tonë.

Ngre’ temperaturat: Nuk ka nevojë për pizhamet e ngrohta, një veshje seksi do bënte që të ngriheshin temperaturat në shtrat dhe gjithashtu mbulon difektet trupore.
Le të kujtojmë se për meshkujt, është e rëndësishme të shohin në mënyrë që të shërbejë si afrodiziak.

Zgjidhje anti-plakje: Gjatë një marrëdhënie intime çlirohen hormone që na ndihmojnë në qarkullimin e gjakut , ndaj mbajnë të gjallë dhe të tonifikuar lëkurën tonë. Duket se çiftet që kanë një jetë seksuale intensive tregojnë më pak se mosha e tyre e vërtetë.

Lamtumirë gripit: Studimet shkencore të bëra në Universitetin e Ëilkes në Pensilvani të SHBA, tregojnë se njerëzit që kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale, kanë më shumë antitrupa që i mbrojnë nga viruset. Ndaj, për t’u mbrojtur nga viozat, bëni sa më shumë seks dhe me sa më shumë dëshirë.

Lamtumirë kolesterol: I ftohti shton oreksin, ndaj në dimër kemi tendencën për të ngrënë më shumë dhe më shpesh, pa llogaritur festat e fundvitit.
Seksi, përveçse konsumon kalori (rreth 200 për çdo akt, ekuivalente me 20 minuta biçikletë), na ndihmon në uljen e kolesterolit të dëmshëm. Jo keq, sidomos nëse medojmë që ulja e nivelit të kolesterolit, ul rrezikun e atakut në zemër. Epo, siç i thonë, zemra komandon!!!

Më mirë se kamomili: E kemi provuar të gjithë, pas seksit të vjen gjumë. Arsyeja është sepse gjatë një marrëdhënie intime trupi çliron dopaminën, e cila ndihmon në qetësim dhe të pushosh më mirë. E një gjumë i qetë ndikon në humor, në përqendrim, tek lëkura dhe na bën të ndihemi të qetë dhe të kënaqur nga partneri/ja.
Në këtë pikë, duhet thënë se nuk ka asgjë më të mirë se të kalojmë disa çaste në ngrohtësinë e krahëve të personit që dashurojmë për t’u larguar nga stresi dhe për ta para jetën nga një tjetër perspektivë: shëndet, bukuri dhe lidhje shpirtërore.

Article Logic
Execution time: 0.0028412342071533