INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka mbytur mërzia? Ja si të zgjoni interesin!

Ju ka mbytur mërzia? Ja si të zgjoni interesin!

Publikuar më: 14:39 29-06-2017

Mërzia është një shenjë se kemi krijuar zakone. Jemi mbërthyer në pilotin automatik, dhe kemi humbur kontaktet me përvojën reale, e cila mund të jetë gjithmonë interesante, nëse kemi kureshtjen për të.

Duke na ndihmuar që të ndryshojmë mënyrat e mendjes, nga të menduarit tek të ndjerit, kjo praktikë na fton të rizbulojmë interesin, përtej pritshmërive. Ndiqeni çdo hap për të paktën tre minuta.

Shihni përsëri

Merrni një objekt të njohur nga shtëpia tuaj (të tillë si një gotë e madhe që e keni patur për vite me rradhë, një fotografi e vjetër, një pjesë e veshjeve, ose mobilje) dhe shqyrtojeni atë sikur të mos e keni parë kurrë më parë. Lërini të shkojnë në sfond mendimet tuaja në lidhje me objektin, teksa i kushtoni atij vëmendjen tuaj të plotë. A ka diçka që e kishit harruar, apo që nuk e kishit vënë re më parë, apo përvoja ose reagimi juaj ndryshoi për shkak të interesit?

Ndieni përsëri

Tani, merrni një objekt tjetër dhe këtë herë kushtojini vëmendje materialit, duke e prekur si të ishte hera e parë. Ose ju mund të zgjidhni që të punoni me një ndjenjë të brendshme, duke e orientuar vetëdijen në një pjesë të trupit tuaj, duke vënë re se çfarë ndjesish janë të pranishme (nëse ka). Në secilin rast, vini re se si ndihet eksperienca tani, teksa ju ndërveproni me të.

Dëgjoni, nuhasni dhe shijoni përsëri

Tani, kthejeni vëmendjen tek tre objekte të përditshme në mjedisin tuaj, që mund t’i dëgjoni, nuhasni apo shijoni (për shembull, tik-taku i një ore, një lule, një copë frut). Lërini pritshmëritë, dhe lejoni shqisat që t’ju japin eksperiencën e drejtpërdrejtë të dëgjimit, nuhatjes, apo shijimit.

Pasi të keni përfunduar me secilën prej shqisave, provoni që të “hapni” të gjitha shqisat së bashku, në momente të të ashtuquajturës mërzia në jetë, të tilla si larja, qëndrimi në radhë, apo mbërthimi në një takim të gjatë. A mund t’u ofroni një interes të plotë njerëzve dhe vendeve përreth jush, ashtu sikurse edhe asaj që po ndodh në mendjen dhe trupin tuaj?

Article Logic
Execution time: 0.0037841796875