INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka ndodhur?! Njihuni me 5 justifikimet që thonë të gjithë meshkujt kur tradhëtojnë!

Ju ka ndodhur?! Njihuni me 5 justifikimet që thonë të gjithë meshkujt kur tradhëtojnë!

Publikuar më: 21:42 20-10-2018

Askujt nuk do t’i pëlqente që të tradhtohej nga partneri apo partnerja për të cilin/cilën ka ndjenja të veçanta, por për fat të keq ky është një fenomen që ndodh bujshëm.

Thuhet se kur vjen puna tek tradhëtia, të gjithë djemtë përsërisin të njëjtin refren. Ka nga ata që e pranojnë gabimin dhe kërkojnë falje, e të tjerë që rrahin gjoksin e “bërtasin” se nuk po ikën gjëkund, aty është, ishte vetëm një moment.

“Marie Claire” ka zbuluar pesë justifikimet për të zakonshme të djemve dhe i ka komentuar.

“Humba kontrollin”

Shumë djem pranojnë se janë të ndershëm dhe e duan pafundësisht partneren e tyre. Por në një moment të caktuar, e humbasin kontrollin dhe bien pre e momentit dhe tradhëtojnë.

“Nuk ishte e duhura për mua”

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhëtojnë është sepse nuk duan të jenë më me partneren që kanë në krahë dhe “kullosin” sytë gjetkë. Dhe i bien shumë shkurt, tradhëtojnë e pastaj sigurohen që duan të ndjekin një rrugë të re.

“Edhe përse e dashura ime është një yll, ajo tjetra është e bukur në një tjetër lloj mënyre”

“Marie Claire” shkruan se nga komunikimi me djemtë, kanë mësuar se edhe përse mendojnë se e dashura e tyre është perfekte dhe i kanë rrëmbyer zemrën, ajo tjetra ka diçka që asaj i mungon, siç mund të jetë gjoksi gjigand, trupi perfekt, e të tjeraaa me rradhë!

“Ishte thjeshtë një moment. Jam i yti”

Meshkujt adhurojnë të ndjekin një fantazi dhe jo një person real. Edhe përse tradhëtojnë, në mendje meshkujt e kanë të ngulitur se është thjesht një eksperiencë dhe sërish do të kthehen në shtëpi tek partnerja.

“Nuk është diçka për të cilën mburrem”

Meshkujt çdo ditë e më shumë nuk kanë dëshirë të tregojnë se kanë tradhëtuar! Dhe nuk po themi që t’ia rrëfej partneres, por edhe miqve të tyre. E kanë shumë të vështirë që të tregojnë se ishte një moment dobësie dhe u dorëzuan, ndërsa në zemër kanë partneren e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040462017059326