INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka tradhëtuar partneri? Ja 7 shenjat që tregojnë se duhet ta falni dhe të ecni përpara

Ju ka tradhëtuar partneri? Ja 7 shenjat që tregojnë se duhet ta falni dhe të ecni përpara

Publikuar më: 13:36 16-06-2018

Tradhëtia është një ndër situatat më të vështira,e cila çon drejt fundit një marëdhënië. “Nëse ai të gënjën njëherë, do e bëj gjithmonë”, kështu thotë edhe shprehja më e famshme në këtë rast. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se edhe personi që ka tradhëtuar nuk duhet ta gjykojmë shumë, pasi duhen analizuar të gjitha shkaqet që e kanë çuar në atë veprim dhe jo gjithmonë shprehja më lart qëndron. Madje shumë gra që janë tradhëtuar më vonë janë shprehur se tradhëtia i ka shpëtuar marrëdhenien e tyre, pasi më vonë të dy janë përkushtuar shumë që ajo të funksiononte.

Një gjë që dimë me siguri është se jeni të hutuar dhe ndjeni shumë dhimbje. Nëse do të shërohesh nga dhimbja e pabesisë, do të të duhet një rrugë e gjatë për të ndriçuar rrugën. Kjo është arsyeja pse ne e kemi përpiluar këtë listë për t'ju dhënë një ide se kur është e sigurt të falësh partnerin tuaj.

1.Partneri juaj duket se e kupton dhimbjen që jka shkaktuar dhe se sa punë e vështirë edhe e gjatë është rruga drejt pajtimit.


2.Nuk justifikojnë dhe e mbrojnë veten, përkundrazi shprehin keqardhje për atë që kanë bërë. Ata marrin përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre.


3. Ata nuk përpiqen t’ju fajësojnë për sjelljen e tyre, por pranojnë se kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë dëshirë të sinqertë për të ndrequr dëmin.


4. Ata janë të vëmendshëm dhe komunikojnë mirë me ju pa u përpjekur të nxitojnë procesin e shërimit nga plagët e tradhëtisë.


5.Ju komunikoni me partnerin hapur edhe për mënyrën se si ta parandaloni atë që të mos ndodhë përsëri në të ardhmen, zakonisht duke mësuar të komunikoni më mirë për nevojat tuaja reciproke.


6.Kur partneri tregohet tani i gatshëm për transparencë të çdo gjëje


7. Përkushtimi dhe sjellja e partnerit tuaj është shumë e rëndësishme pasi ëshët çelsi për të funksionuar marrëdhënia sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648