INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka tradhëtuar partneri por vendosni të qëndroni me të? Ja disa mënyra se si të fitoni sërish besimin tek ai [FOTO]

Ju ka tradhëtuar partneri por vendosni të qëndroni me të? Ja disa mënyra se si të fitoni sërish besimin tek ai [FOTO]

Publikuar më: 14:38 10-06-2018

Studimet kanë treguar se rreth 23% e meshkujve dhe 19% e femrave kanë pranuar se kanë tradhëtuar partnerët e tyre. Por numrat e tjerë që kanë nxjerrë studimet janë akoma më interesante. Rreth 70% e çifteve ju drejtohen terapistëve që të shpëtojnë marrëdhënien e tyre pas tradhëtisë. Në këtë artikull po ju tregojmë disa mënyra dhe si të silleni që marrëdhënia juaj të funksionojë sërish dhe të fitoni besim kur ju duket e pamundur. Jemi të sigurt që këto mënyra do të jenë shumë të vlefshme për ju:

1. Mos u përpiqni që të minimizoni dhimbjen që kaloni nga akti i tradhëtisë, por mundohuni që të flisni hapur me partnerin tuaj për gjithçka dhe për çdo ‘pse’ që keni në kokë. Tani që ai/ajo e di që e keni tradhëtuar, nuk keni pse të mbani të fshehta.

1329960-23530610-28-0-1527853984-1527853997-1500-1-1527853997-728-04f9ebaa03-1528285566.jpg

 

 


2. Trego të gjithë të vërtetën, edhe për detajet më të vogla. Nëse shkon në një bar me mikun tënd tregoja partnerin, nuk është e nevojshme ta gënjeni edhe për këtë, pasi nuk keni për ta fituar asnjëherë besimin e saj në këtë mënyrë.

1330010-23533510-29-0-1527854165-1527854179-1500-1-1527854179-728-04f9ebaa03-1528285566.jpg

 


3. Duroni reagimet negative deri në histerizëm të partnerit pasi janë të pritshme. Ai/ajo po kalon kohë shumë të vështira tani që ka marrë vesh që është tradhëtuar. Por kujdes, mos bëni rolin e viktimës, pasi viktima më e madhe është thjesht personi që është tradhëtuar.

1330110-23543810-31-0-1527854606-1527854616-1500-1-1527854616-728-04f9ebaa03-1528285566.jpg

 


4. Mos përfshini njerëz të tjerë, pasi për vendimin që morët për të qëndruar bashkë është përgjegjësi e të dyve dhe nuk duhet të përfshini njerëz të tjerë në këtë proces si miqtë, të afërmit etj.

1330160-24810010-1-0-1528203346-1528203349-1500-1-1528203349-728-e9abd2f1ec-1528285566.jpg

 


5. Jepi partnerit tënd më shumë akses në jetën tënde personale, si në rrjetet sociale, mesazhe apo telefonata. Në qoftë se ti ke vendosur të jesh i sinqertë, nuk ke asgjë për të fshehur. Ky veprim do të ndihmojë partnerin të qetësohet dhe t’ju besojë.

1330210-23528310-27-0-1527853762-1527853781-1500-1-1527853781-728-04f9ebaa03-1528285566.jpg

 


6. Bëjeni të lumtur duke i dhuruar një buqetë me lule apo diçka të bukur që ai/ajo e pëlqen shumë. Thjesht do i tregoni se ju kujtoheni dhe mendoni për të.

1330260-24808760-1-0-1528203239-1528203243-1500-1-1528203243-728-04f9ebaa03-1528285566.jpg

 


7. Dhe më e rëndësishmja, mos prisni një falje të menjëhershme, pasi dhimbja është e fortë dhe nuk do të zhduket sa hap e byllë sytë. Koha ëshët ilaçi më i mirë, mjafton që të vendosni që marrëdhënia juaj të funksionojë.

1330310-23551460-34-0-1527855159-1527855166-1500-1-1527855166-728-04f9ebaa03-1528285566.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026381015777588