INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kanë mërzitur reshjet e shiut? Sinoptikanët tregojnë se kur do të dalë dielli

Ju kanë mërzitur reshjet e shiut? Sinoptikanët tregojnë se kur do të dalë dielli

Publikuar më: 17:08 27-06-2018

Dy javët e fundit të qershori kanë sjell reshje të dendura shiu në vendin tonë, dhe në disa qytete dhe përmbytje.

E nëse kjo atmosferë ju ka mërzitur, atëherë sinoptikanët parashikojnë se reshjet ndërpriten me fundin e muajit.

Korriku pritet të sjell një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas meteoalb, javët e para të muajit korrik do të jenë me mot kryesisht të qëndrueshëm, të karakterizuara nga kthjellime dhe temperatura të larta.

Temperaturat priten të arrijnë deri në 35 gradë celcius.

Njoftimi:
NUK ZHGENJEN KORRIKU: java e parë e tij dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta.

Sigurisht që pasditet do të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547