Shumë prej nesh frikësohen nga gjarpërinjtë,vetëmkur i mendojnë.
Por në botë ka shumë njerëz të guximshëm të cilët nuk i kanë frikë aspak, madje luajnë me ta.
I tillë është edhe ky vogëlush në Tailandë i cili siç dhe shihet në video argëtohet duke luajtur me një piton.
Fatmirësisht pitoni nuk e ka shumë mendjen tek djali i cili mund të ishte preja e tij e radhës , pasi pitoni i ishte afruar shtëpisë pikërisht për ushqim.
Video e cila po bën xhiron në mediat ndërkombëtare është filmuar nga nëna çka ka hapur edhe shumë polemika sesi ajo qëndron thjesht duke parë ndërsa fëmija është në rrezik.