Oriola Marashi është ndër vajzat më të suksesshme shqiptare në fushën e modelingut. Ajo merr vëmendje shumë të madhe sa herë që publikon foto e video, por edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale, ditët e fundit është treguar disi më e rezervuar.
Mirëpo sot, Oriola u kthye në Instagram dhe ishte me të vërtetë diçka interesante ajo që postoi.
Modelja simpatike është bërë pjesë e faqes së parë së një revisteje për plotësimin e fjalëkryqeve dhe foton e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
“Nga rubrika si të shitet fjalëkryqi”, ka shkruar Oriola bashkangjitur fotos në instastory.