Zerka para 5 muajsh publikoi dy nga projektet e tij më të suksesshme. “A ma fal” dhe “Nona” në bashkëpunim me Ledrin, ishin ndër këngët më të dëgjuara thuajse në të gjitha klubet dhe plazhet e Shqipërisë.
Por, pas sezonit të verës në Shqipëri, ai iu drejtua eventeve të cilat i mbajti jashtë territoreve të Shqipërisë si Amerika dhe Europa. Menjëherë pas kthimit të tij në vendlindje, kanë filluar edhe punimet e projekteve të reja.
Projekti i tij i radhës është realizuar nga RedBox Studio dhe pritet të publikohet në fund të dhjetorit.