Besojmë të gjithë e mbani mend “Crazy girl” me këngën “Jepi gaz” apo “Të dua” në bashkëpunimin me G-Banin që u kthye në një hit dhe që vazhdon të dëgjohet ende. Dori dha një intervistë ekskluzive për intv.al para disa muajsh ku tregoi shumë për jetën e saj e cila ka ndryshuar shumë pas kaq vitesh. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë, mirëpo së fundmi është “rikthyer” përsëri me G-Banin.
Ka qenë Xhensila Myrtezaj ajo që ka publikuar sot disa video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet së bashku me dy reperat në një studio muzikore. Nuk dihet nëse është vetëm një rastësi, apo nëse dyshja do të rikthehet sërish me një këngë të re. Megjithatë, deri atëherë “po ju respektojmë” me këngën e preferuar të brezit të viteve 2000!