INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohen N’Sync? Ja si janë ata sot dhe cfarë bëjnë!

Ju kujtohen N’Sync? Ja si janë ata sot dhe cfarë bëjnë!

Publikuar më: 10:34 15-05-2016
Një nga grupet me popullaritetin më të madh në vitet 90’ kanë qenë padiskutim boyband-i, NSYNC .
Kanë kaluar shumë vite që kur na thanë për herë të fundit “Bye Bye Bye”. Djemtë e grupit ndoqën rrugë të ndara në vitin 2002. Ai që ra në sy që në momentin e parë kur grupi debutoi në skenë ishte Justin Timberlake, i cili dhe pas prishjes së grupit vazhdoi një karrierë shumë të suksesshme. Por si janë dhe çfarë bëjnë sot pjestarët e NSYNC ?
 
Justin Timberlake
Një nga artistët më të paguar të momentit, me influence shumë të madhe dhe me miliona albume të shitura në mbarë botën.  Timberlake veç muzikës ka marrë pjesë dhe në një sërë prodhimesh kinematografike në të cilat ka rezultuar dhe shumë i pëlqyer. Ai sot është i martuar me aktoren Jessica Biel dhe së bashku kanë një fëmijë, vogëlushin Silas.
 
Lance Bass
Nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor pas ndarjes me NSYNC, por qëndroi në vëmendjen e publikut duke provuar veten në aktrim, kërcim dhe duke u bërë pjesë e komunitetit LGBT (në vitin 2006 pranoi publikisht homoseksualitetin e tij). Ka patur një martesë të dështuar dhe momentalisht punon si producent në krijimin e disa reality show-ve.
 
JC Chasez
Pas ndarjes nga NSYNC, JC ndoqi karrierë solo dhe hodhi në treg një album në vitin 2004. Ai vazhdoi me publikimin e këngëve deri në vitin 2015. Paralelisht me karrierës e tij si këngëtar punonte dhe si producent për artistë të tjerë të njohur si Backstreet Boys, Matthew Morrison dhe Girls Aloud. Ai për vite me radhë ka qenë pjesë e jurisë në  show-n America’s Best Dance Crew dhe ka patur disa role të vogla nëpër prodhime kinematografike.
 
Joey Fatone
Joey nuk ka publikuar asnjë prodhim muzikor, por ndërtoi një karrierë si personazh televiziv i reality show-ve, duke u shfaqur në  “Dancing With The Stars,” “The Singing Bee,” “Family Feud” dhe në një sërë të tjerash. Ai ka marrë pjesë në disa vepra teatrale si aktor. Përsa i përket jetës së tij personale, është i martuar press 12 vitesh me Kelly Baldwin madje ka dhe dy fëmijë.
 
Chris Kirkpatrick
Nuk publikoi asnjë prodhim muzikor pas shpërbërjes së grupit. Vendosi të ndërtonte një karrierë të re si aktor dhe duke përdorur zërin e tij nëpër prodhime kinematografike. Më pas, u shfaq dhe në një sërë show televizive si “Gone Country.” Në vitin 2013, ai kurorëzoi me martesë lidhjen e tij shumëvjeçare me Karly Skladany
Article Logic
Execution time: 0.0025818347930908