Të gjithë e mbani mend serialin e njohur "Rebelët"! Ai njohu sukses të padiskutueshëm kudo ku u shfaq, përfshirë edhe vendin tonë. Ky serial, i transmetuar në Tring dhe Vizion Plus, ka qenë i preferuari për shumë adoleshentë shqiptarë të cilët u kthyen në fansa të çmendur të protagonistëve. Por ku janë sot Mia, Roberta, Lupita dhe të tjerët?
Dulce Maria në rolin e Roberta Pardo Rey
Pas RBD, Dulce nënshkroi një kontratë me Universal Music dhe publikoi 2 albume muzikore. Gjithashtu, vazhdon të aktrojë. Ajo ka interpretuar në disa seriale si Erano de amor, Mentir para vivir, dhe Corazón que miente.
Anahi në rolin e Mia Colucci
Edhe Anahi vazhdoi karrierën e saj si këngëtare dhe publikoi 2 albume. Ajo është e martuar me Manuel Velasco Coello, anëtar i senatit në Meksikë. Ata kanë një djalë të quajtur gjithashtu Manuel.
Maite Perroni në rolin e Lupitës
E njohur si mbretëresha e telenovelave latine, Maite është sot një nga emrat më të kërkuar në kinematografinë meksikane. Ajo ka luajtuar në një sërë serialesh, por pa lënë mbrapa edhe muzikën.
Christopher von Uckermann si Diego Bustamante
Pas "Rebelet", Uckermann vazhdoi të merrej me muzikë dhe në vitin 2010 publikoi albumin e tij Somos. Dy vite më vonë, publikoi këngën e tij në anglisht të titulluar "Million dollar man". Gjithashtu, ai vazhdon aktrimin ku përmendim rolin në "Kdabra".
Christian Chávez si Giovanni Méndez López
Christian u përqëndrua kryesisht në muzikë, ku vlen të përmendet kënga e tij "Almas Trasparentes", e cila u bë shumë e njohur në vitin 2010. Ai u martua në vitin 2005 me BJ Murphy, por u divorcuan ne 2009.
Alfonso Herrera në rolin e Miguel Arango Cervera
Alfonso është i vetmi i cili deklaroi menjëherë, pas përfundimit të "Rebelet", që nuk do të merrej më me muzikë, sipas tring.al. Ai u fokusua në aktrim dhe interpretoi në një sërë filmash dhe serialesh si Terminales, Así es la suerte, El Diez, Sense8 etj.
Në vitin 2006, u martua me Diana Vazquez dhe kanë një djalë të quajtur Daniel.