Të gjithë u trishtuam nga ngjarja që ndodhi para disa muajsh, ku vogëlushja 2-vjeçare, Altea Jubi u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar. Ajo ngjarje tërhoqi vëmendjen e shumë personave, si dhe të vetë kryeministrit Rama, i cili pak kohë më parë mori përsipër kurimin e saj në Turqi, ndërkohë që tashmë ka dhënë lajmin e mirë.
Me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se vajza ndodhet jashtë çdo rreziku.
“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”,- shkruan Rama.