INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet aktori i njohur Gabriel Soto? Zbuloni çfarë i ka ndodhur atij sot! [FOTO]

Ju kujtohet aktori i njohur Gabriel Soto? Zbuloni çfarë i ka ndodhur atij sot! [FOTO]

Publikuar më: 07:55 24-08-2018

Çifti i aktorëve Geraldine Bazan dhe Gabriel Soto kanë qenë në një marrëdhënie sëbashku për më dhumë se 10 vite dhe janë martuar në 2016. Tabloidët e Meksikës janë mbushur ditët e fundit me lajmin se në marrëveshjen e divorcit Gabriel Soto i ka vënë 1 kusht bashkëshortes së tij. Ajo nuk mund të ketë asnjë të dashur tjetër pas divorcit. Aktorja ka bërë një deklaratë para mediave rreth divorcit të saj me Gabriel Soto dhe çuditërisht nuk i mohoi këto lajme.

“Nuk dua t’a diskutoj këtë temë para kamerave, faleminderit! Çdo gjë është në proces, ka disa stade në jetë dhe ne i kemi kaluar këto stade. Mendoj se në fund çdo gjë ka lidhje me sjelljen tonë dhe eksperiencat që ne kalojmë në jetën tonë na ndihmojnë të rritemi, të maturohemi, të mësojmë.”

Duket se edhe ky çift ka ndjekur modelin e çifteve të tjera të famshëm të cilët edhe pse janë divorcuar kanë premtuar se nuk do të kenë partner të tjerë në jetën e tyre, të paktën jo partnerë publikë, sipas gazeta paloma. Lajmi i divorcit në fundin e 2017 u dha nga vetë Gabriel Soto.

baz.jpg

 

“Si rezultat i versioneve që kanë filluar të qarkullojnë dhe dëshirës time për të shmangur spekullime të mëtejshme, po u informoj vetë rreth situatës në jetën time personale. 4 muaj më parë kemi nisur procesin e ndarjes me atë që ka qenë për shumë vute bashkëshortja ime, Geraldine Bazan. Ky proces është i vështirë për të dyja palët dhe dua që t’a trajtoj me respekt dhe duke qenë diskret, duke u treguar i kujdeshëm dhe i dashur, në mënyrë që të ruaj harmoninë në jetën e vajzave tona, të cilat janë prioriteti ynë.”

Shkak për divorcin përflitet të ketë qenë tradhëtia nga ana e Gabriel Soto. Thuhet se fëmija i Julian Gil dhe Marjorie de Sousa është në të vërtetë djali i Gabrielit. Çifti kishin më shumë se 10 vite bashkë dhe kanë 2 vajza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223