INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet? Bëri namin pasi Arbenita veshi fustanin e saj, Kim Kardashian fiton shumën e çmendur të parave! [FOTO]

Ju kujtohet? Bëri namin pasi Arbenita veshi fustanin e saj, Kim Kardashian fiton shumën e çmendur të parave! [FOTO]

Publikuar më: 09:02 04-07-2019

Të gjithë e dimë tashmë që stili i motrave Kardashian-Jenner është një nga më të preferuarit dhe shumë femra në botë frymëzohet nga stili i veshjes apo i jetës së tyre.  Para pak muajsh, Kim Kardashian postoi një foto me një fustan ngjyrë të artë, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruante:

“Duke parë disa foto të vjetra, gjeta këtë veshje të artë që Kanye bëri për mua për udhëtimin në Miami verën e kaluar. P.S. Markat e modës së shpejt ju lutem prisni pak derisa ta vesh, para se ta nxirrni në treg”.

Por vetëm tre orë pas këtij postimi, marka e masës së gjerë “Missguided”, publikoi një kopje të fustanit, ndërsa paralajmëroi se do t’i jepte vetëm disa ditë kohë Kim-it para se ta nxirrnin në shitje.

fustani.jpg

 

Edhe kjo markë e prezantoi me anë të modeles shqiptare Arbenita Ismajli. Mirëpo Kim Kardashian nuk qëndroi duarkryq dhe ngriti një padi kundër kompanisë për të cilën pozoi Arbenita e mesa duket pas kësaj padie ka fituar plot 2.7 milionë dollarë.

Në padi, Kim Kardashian kishte përfshirë fotot e postimeve të saj të mediave sociale dhe postimet e kompanisë pranë njëra-tjetrës, duke treguar ngjashmëritë dhe keqinterpretimin e tyre. Shpesh Missguided e etiketon Kim-in në postimet e saj në mediat sociale dhe përfshin edhe foto të saj duke u dhënë njerëzve idenë e gabuar se Kim është duke punuar me ta.

Article Logic
Execution time: 0.0038762092590332