“Njerëz dhe Fate” është padyshim një nga filmat që cdo familje shqiptare e ka parë. Tematika që ajo trajtonte ishte mjaft aktuale për vitin 2002-2003, ku të gjithë shqiptarët kishin humbur shpresën dhe të rinjtë ishin kthyer me shumicë drejt kriminalitetit.
Përveç Arben Derhemit, I cili luante Florin dhe ishte personazhi kryesor, një aktore e spikatur e filmit ishte padyshim edhe Didi me të cilën, Flori ra në dashuri.
Emri i vërtetë i aktores është Arta Muçaj dhe sot është 39 vjeç. Ajo ka luajtur një sërë rolesh të tjera, por "Njerëz dhe fate" i dha famën më të madhe.Aktualisht aktorja ndodhet në Australi ku vijon karrierën në aktrim.
Ajo ka mbetur një femër shumë simpatike dhe në super formë edhe pse kanë kaluar rreth 17 vite nga seriali.