INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet Ermela, fituesja e Big Brother 4? Rikthehet në ekran pas 8 vitesh, shihni si duket: E kam përjetuar keq...[FOTO]

Ju kujtohet Ermela, fituesja e Big Brother 4? Rikthehet në ekran pas 8 vitesh, shihni si duket: E kam përjetuar keq...[FOTO]

Publikuar më: 10:51 27-02-2019

Ermela triumfoi si fituesja e “Big Brother 4”, por në fakt zgjodhi të mbante një profil të ulët dhe të mos kishte famë. Pas daljes nga ky reality show, ajo u shkëput për një kohë të gjatë nga jeta publike duke i lënë të gjithë kuriozë ç’po ndodhte me të.

Ermela ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku tregoi se daljen nga “Big Brother” e ka përjetuar keq.

“E kam përjetuar shumë keq daljen pas Bigut saqë mu desh të rikuperohesha për të gjetur vetveten ose balancat e brendshme të vetes time. Ishte një proçes shumë i çuditshëm që unë nuk e prisja, isha shumë e mërzitur me veten sepse nuk prisja këtë, por jemi njerëz, ja që ndodh edhe kështu. Gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në kërkim të vetes dhe rikuperim të vetes. Brenda ndihesha bosh, nuk e di pse ndodhi kështu”, u shpreh Ermela.

ermj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385