Songul Oden është një ndër aktoret më të njohura në Turqi.
Suksesi i saj ka arritur edhe në Shqipëri dhe aktorja është bërë e njohur në vendin tonë nëpërmjet disa roleve.
Por më i pëlqyeri është ai i Gymyshit.
Me këtë rol ajo rrëmbeu zemrat e shqiptarëve dhe vazhdon të pëlqehet edhe pas shumë vitesh.
Tashmë aktorja është 40 vjeçe dhe ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në look.
Ajo i ka prerë flokët shkurt fare dhe duket si tjetër njeri.
Ky ndryshim i saj është pëlqyer shumë nga ndjekësit, të cilët sigurisht e kanë komplimentuar.