Enkelejd Mezini ka qenë një prej banorëve të Big Brother Albania 7.
Flokët e tij bjondë dhe sytë me ngjyrë e bënin atë të binte lehtësisht në sy dhe shumë e quajtën Brad Pitt-i shqiptar. Pas pjesmarrjes në reality show-n, Enkelejdi nuk ka qenë më pjesë e botës së televizionit në Shqipëri, pasi prej kohësh jeton në Amerikë.
Blitz bën të ditur lajmin se ai është bërë baba për herë të parë. Enkelejdi dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Ella. Urime! Jetë të gjatë vogëlushes!