Kim Kardashian po kalon një periudhë të mirë në jetën e saj. Ylli i familjes më të famshme në botë është bërë nënë për herë të 3-të nëpërmjet një nëne surrogate. Por nëse mendoni se është e zënë duke bërë detyrat e saj prej një nënë, gaboheni.
Ajo ka vijuar me fotot e nxehta dhe pas fotosesionit për Calvin Klein dhe atij në Malibu, 37-vjeçarja ka përshëndetur ndjekësit e saj në Instagram me një foto topless. Kim ka publikuar një foto të shkrepur para pasqyrës, e veshur vetëm me të brendshme që shkëlqejnë, ndërkohë që gjoksin e ka mbuluar me duar.