Murilo Benício Ribeiro është një ndër aktorët brazilian më të suksesshëm. Ai ka lindur më 13 korrik të vitit 1973. I njohur në rolet kryesore si: : O Clone, América, A Favorita,Avenida Brasil etj. Intv.al shton se fama e tij në Shqipëri erdhi nga telenovela e njohur braziliane “ Kloni”, në ekranin e Top Channel në rolin e Lukas. Ai i bëri për vete fansat në Shqipëri me rolin interesant të tij në këtë serial super të ndjekur. Njihet për ndarjet e shpeshta me partneret të cilat i ka pasur në shumicën e rasteve aktore. Projekti më i fundit i tij është në vitin 2014 me serialin “Amores Roubados” me gjithsej 10 episode, ku kishte rolin kryesor.