Do të gënjenim nëse do thonim se nuk e mbajmë mend shprehjen e famshme “Nxirre luanin Mariel”. Kjo shprehje është përdorur për konkurrentin e Big Brother 4, i cili ka ushtruar sportin e Ërestling që nga mosha 17-vjeçare. Pavarësisht sportit me të cilin merrej dhe një fiziku për t’u admiruar, ai kishte një karakter krejtësisht të qetë.
Pas eksperiencën në Big Brother, Marieli iu rikthye jetës në ring, por mesa duket ka 3 vite që është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, bën me dije xing.al
Por ai s’ka hequr dorë plotësisht, pasi tashmë është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 29-vjeçari është përpjekur ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve tona, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli ka nisur të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare.